Apliko tani Vende tË limituara

Trajnim FALAS: ERP Business Solutions

Ndjek këtë kurs dhe përgatitu si një ekspert i ERP dhe SAP

emaus_triangle_shape-min
emaus_triangle_shape_2-min
emaus_wave_shape-min
emaus_rounded_rect_shape-min
emaus_cross_shape-min
emaus_wave_shape-min

Benefitet e trajnimit

Njohuri të Specializuara dhe Ekspertizë

Rritja e Kredibilitetit Profesional

Mundësi për pagë më të madhe

Akses në Projekte më të Mëdha

Aftësi për Menaxhimin e Projekteve

Mundësi për Zhvillim Profesional

RReth trajnimit

Çka Ofron Trajnimi

Trajnimi në ERP Business Solutions ofron njohuri të thella për përdorimin e platformës integruar si SAP për menaxhimin e kapaciteve në një korporatë. Pjesëmarrësit mësojnë të automatizojnë proceset e biznesit, duke filluar nga menaxhimi i financave deri te operacionet e shitjeve. Ky trajnim siguron aftësi të avancuara për zbatimin efektiv të sistemit ERP, me fokus të veçantë në përdorimin e SAP, një nga liderët në këtë fushë.

Programi do t’u ofrohet 3 grupeve prej 20 pjesëmarrësve.

Ky trajnim ka rreth 155 orë, të cilat mbulojnë shkathtësitë teknike dhe ato të buta.

Secili grup do të marrë gjithashtu të paktën 9 orë trajnime, mentorim dhe këshillim.

Programi i Trajnimit ERP Business Solutions është FALAS dhe nuk kërkon njohuri ose ekspertizë paraprake në këtë fushë për të anëtarësuar.

Trajnimi mundësohet në kuadër të Programit Youth Online and Upward të Projektit për Ekonominë Digjitale të Kosovës (KODE), i cili zbatohet nga Ministria e Ekonomisë dhe mbështetet nga Banka Botërore.”

Kush mundet të aplikoj?

Të jetë 16+ vjeç

Të gjithë ata që janë mbi moshën 16 vjeçare do të konsiderohen

Gjuha Angleze

Kandidatët duhet të kenë njohuri bazë të gjuhës angleze

I/E papunë ose nën-punësuar

Kandidatët që janë të papunë ose janë të nën-punësuar kanë përparësi

Disa nga modulet që do të ligjerohen

SAP FICO

SAP MM

SAP SD

SAP ITGC

Rreth Programit

Kohëzgjatja e programit: 4 muaj

Orari: 17:00 – 20:30, 3 herë në javë

Fillon: 02.09.2024

Lokacioni: Prishtinë

Formati: Trajnimi do të zhvillohet në prani fizike 

Gjuha e trajnimit: Gjuha Shqipe.

Trajnimi realizohet nga SYNERGY

Mbështetur nga:
Meso me shume rreth projektit

Rreth Projektit

Qeveria e Kosovës është mbështetur nga Banka Botërore për të zbatuar Projektin për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE). Projekti KODE e implementuar nga Ministria e Ekonomisë do të financojë bazat kritike të nevojshme për transformim dixhital dhe përmbushjen e politikave. Projekti do të ofrojë infrastrukturë telekomunikuese me shpejtësi të lartë dhe do të mbështesë qasjen në tregjet e punës, burimet e reja të njohurive dhe shërbimeve publike për familjet dhe institucionet në zonat e Projektit. Në nivel kombëtar, Projekti do të trajnojë dhe lidhë të rinjtë me mundësitë e punësimit përmes Programit YOU dhe do të përmirësojë qasjen në burimet e njohurive, duke përfshirë mundësitë më të mira të arritjes dhe bashkëpunimit me Institucionet e Arsimit të Lartë.

Cka eshte programi YOU

Rreth programit YOU

Programi YOU do të financojë ofrimin e trajnimeve për të rinjtë dhe lidhjen e tyre me mundësitë e punës. Aktivitetet do të mundësohen kryesisht për të rinjtë dhe të rejat e papunësuara ose të nën-punësuara për të rritur aftësinë e tyre për të konkurruar në segmentet përkatëse të punës. Programi do të aftësojë përfituesit për të kryer shërbime të TI ose të mundësuara nga TI. Pritet që përmes këtij trajnimi përfituesit të rrisin potencialin e punësimit të tyre në tregun vendor të TIK-ut.

Pyetjet e Shpeshta

Programi i trajnimit ofrohet FALAS për të gjithë pjesëmarrësit.

Kushdo mbi moshën 16 vjeç që është aktualisht i papunë ose i nën-punësuar dhe ka njohuri bazë të gjuhës angleze.

Të gjithë kandidatët e kualifikuar do të filtrohen përmes testimit dhe do të ftohen për intervistë. Qëllimi i intervistës është njohja më e mirë e kandidatëve dhe për të kuptuar motivimin e tyre për t’iu bashkuar programit.

Programi i trajnimit ka module të aftësive teknike dhe module të aftësive të buta. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së trajnimit të aftësive teknike dhe të buta, pjesëmarrësit do të duhet të kryejnë detyra individuale dhe grupore. 

Për t’u kualifikuar në provimin përfundimtar ju duhet të jeni prezent në të paktën 80% të moduleve.

Kohëzgjatja e programit të trajnimit është 4 muaj. 

Trajnimi do të mbahet në Prishtinë

Do të ketë provime të rregullta gjatë gjithë trajnimit dhe një provim përfundimtar në ditën e fundit të programit. 

Studentët e suksesshëm duhet të arrijnë të paktën 80 pikë në total për të marrë certifikatën.